Pas kësaj kafenë nuk do ta pini pa kanellë

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 13:32
Pas kësaj kafenë nuk do ta pini pa kanellë

Pos shije interesante, kanellën do të duhej ta përdornit edhe shkaku i shëndetit, sepse kjo erëz është pasuri e vërtetë për shëndetin. Kanella është burim i shkëlqyeshëm për vitamina dhe minerale, sidomos hekur, kalcium, mangan dhe vitamina C. Është mënyrë e mirë për ta forcuar sistemin imun, por edhe ta përshpejtoni organizmin, ta ulni nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak dhe të zbutni dhimbjet menstruale.

Me siguri se do t'ju interesojë fakti se nëse në një gotë kafe shtoni ¼ e lugë kanellë, organizmi juaj do të jetë më i gatshëm të mbrohet prej viruseve dhe baktereve. Kafenë e parë të mëngjesin rrëzojeni me këtë erëz, e në vend të qumështit të lopës shtoni qumësht bademi. Do ta vëreni se gjatë ditës do të keni më shumë energji, do të jeni më pak të fryrë në stomak, e pasi që kjo erëz e stabilizon dhe e rregullon nivelin e sheqerit në gjak, do ta eliminojë sulmet e urisë dhe për një kohë më të gjatë do të jeni të ngopur.

(Kosova sot Online)