"Hormoni i ushtrimeve" vërtet ekziston

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 13:35

Hormoni që shkrin dhjamin, i cili në trup lirohet gjatë ushtrimeve, "nuk është mit", kanë thënë shkencëtarët. Kishte dyshime nëse Irisina, një hormon i zbuluar nga shkencëtarët në vitin 2012, ishte apo nuk ishte i vërtetë. Por, në bazë të studimit më të fundit, është vërtetuar se kemikati qarkullon në gjak dhe rritet me ushtrimet e personit. Hulumtuesit nga Shkolla Mjekësore në Harvard, të cilët të parët e kishin gjetur praninë e Irisinës, tashmë kanë krijuar një mënyrë empirike për ta vërtetuar se hormoni është i pranishëm në gjakrrjedhje.

Zbulimi ishte i mahnitshëm pasi që ishte zbuluar se e përmirëson metabolizmin dhe kontrollin e glukozës në gjak, duke shpjeguar pse ushtrimet janë të shëndetshme. Kur sasia e hormoneve rritet me rastin e ushtrimeve, apo kur ishte injektuar në mënyrë të drejtpërdrejtë t minjtë laboratorik, hormoni kishte "zëvendësuar" gjenet që e konvertojnë dhjamin e bardhë në dhjam bezhë. Dhjami i bardhë është lloj i rrezikshëm që mblidhet rreth organeve të brendshme dhe përreth stomakut. Por, dhjami bezhë, apo i mirë, aktivizohet kur një person ka të ftohtë dhe ndihmon në ngrohjen e trupit duke shkrirë kaloritë.

(Kosova Sot Online)