Njihuni me dietën mesdhetare: Shija e shëndetit në tryezën tuaj

  • 22 June 2020 - 15:15
Njihuni me dietën mesdhetare: Shija e shëndetit në tryezën tuaj

Nga Mesdheu vjen dieta mesdhetare, dietë kjo me të gjitha karakteristikat e një diete të ekuilibruar, e cila i kënaq nevojat ushqyese të kategorive të ndryshme të njerëzve, si të shëndetshëm po ashtu edhe atyre të sëmurë. Kjo dietë në plotësi u përgjigjet kërkesave parandaluese prej një diete në parandalimin dhe zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjes së sheqerit dhe atyre malinje. Për një pozitë të tillë të dietës mesdhetare më meritore është piramida e ushqimit. Drithërat integrale, pemët, perimet, bishtajoret, fasulja, frutat me lëvore të fortë, vaji i ullirit gjenden në gjysmën e parë të saj. Në tryezën mesdhetare janë të mirëseardhur edhe peshku dhe frutat e detit, derisa kujdes duhet pasur me mishin e kafshëve, vezët, jogurtin dhe djathin. Llojet e tjera të mishit, si mishi i kuq dhe ëmbëlsirat, më së paku përdoren në ushqimin mesdhetar, kështu që porosia për to shkon:“Rrallë përdorni”.

Piramida në shpirtin e shijes mesdhetare duket kështu:

Niveli i parë – jini aktiv fizikisht dhe kënaquni në shujtat e përbashkëta

Niveli i dytë – drithëra integrale (bukë, pastë), pemë, perime, fasule, fruta me lëvore të fortë, bishtajore, bimë dhe erëza, bazoni secilën shujtë në këto ushqime.

Nivel i tretë – peshk dhe fruta deti, së paku dy herë në javë.

Niveli i katërt – mish të shpezëve, djathë, vezë, jogurt - kujdes në nivelin ditor dhe të fundjavës.

Niveli i pestë – mish dhe ëmbëlsira, shumë rrallë.

Udhëzime shtesë:

- ujë: ta konsumoni për ditë.

- verë: ta pini me kujdes.

Cilat drithëra janë më të mirat dhe kur duhet konsumuar peshkun?

Marrë parasysh se piramida fillon me drithëra integrale, bukë, pastë, atëherë pyetja është se si të bëhet përzgjedhja më e mirë e tyre.

- Sugjerohet buka integrale apo një gotë me grurë, e cila plotëson nevojat ditore për vitamina B.

Bukën e përcjellë një ndalesë

- Mos hani bukë, gjatë shujtave keni karbohidrate, sepse buka nuk hahet me fasule, bizele, patate, oriz, makarona. Kur të dëshironi të kënaqeni me specialitete të peshkut, bëjeni në këtë mënyrë:

- Peshkun duhet ta hani nga dy deri tri herë në javë, duke shtuar pak hudhër, limon dhe majdanoz, me vaj ulliri. Me peshk mund ta konsumoni edhe një gotë verë. Mund të hani pesë deri në gjashtë arra në ditë, apo lajthi, badem.

Sa ujë na nevojitet dhe kur mund ta qerasim veten me verë?

- Me gjellë sugjerohet një gotë verë e zezë, e brenda ditës detyrimisht të pini nga gjashtë deri në tetë gota në ditë.

Si ndikon dieta mesdhetare në kilogramët shtesë dhe në shëndet?

- Dieta mesdhetare është e pasur me materie mbrojtëse,  vitamina, minerale, aminoacide omega, fibra dietale. Ky lloj i ushqimit dhuron gjithë energjinë e nevojshme për funksionimin ditor të organizmit. Secili ushqim në dietën mesdhetare e arsyeton porosinë. Pemët, perimet, gruri me karbohidrate dhe me fibrat dietale ndikon në heqjen e kilogramëve shtesë, duke rregulluar yndyrën dhe sheqerin në gjak dhe duke parandaluar arterosklerozën dhe komplikimet vaskulare. Konsumimi i pemëve dhe perimeve zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

(Kosova Sot Online)