Receta për lëngun që shkrin dhjamin dhe yndyrën, e krijuar nga Dr. Oz

  • E.K /
  • 23 June 2020 - 15:12
Receta për lëngun që shkrin dhjamin dhe yndyrën, e krijuar nga Dr. Oz

Uji është lëngu më natyral, të cilin mund ta konsumoni. Jo vetëm për faktin se uji ju hidraton, por gjithashtu përmes tij i largoni edhe mbeturinat tepricë që i keni në trup. Për më shumë, ka logjikë se mund të përdoret si një "motor" për të hequr qafe dhjamin dhe yndyrën shtesë. Mbetjet nga shkrija e yndyrës dhe dhjamit filtrohet nga organet vitale në trup me ndihmën e ujit. Për ta bërë edhe më të mirë dhe më të dobishëm procesin, receta që me ndihmën e ujit heq dhjamin dhe yndyrën ndihmon që edhe më lehtë të hiqni qafe kilogramët shtesë. Në vijim ju paraqesim disa hapa se si ta bëni vetë ujin që shpëlan yndyrën, që redukton fryrjet dhe ndihmon në tretjen e ushqimit dhe do të keni linjë dhe bel më të hollë.

PËRBËRËSIT

8 gota me ujë; 1 lugë rrënjë xhenxhefili të gërryer; 1 trangull të freskët, i qëruar në rriska të holla; 2 portokaj të freskët; 1 limon, po ashtu të presë në rriska të holla; 12 gjethe të mentës.

PËRGATITJA

1. Do të keni nevojë për tetë gota me ujë, një trangull, një rrënjë xhenxhefili, një limon, dy portokaj të freskët dhe 12 gjethe të mentës.

2. Përgatitni artikujt. Gërryeni rrënjët e xhenxhefilit dhe bëni aq sa mbushet një lugë e vogël. E qëroni trangullin dhe e preni në rriska. Preni limonin në rriska të vogla po ashtu.

3. Kombinoni përbërësit. I vendosni në një kavanoz prej qelqit dhe i lini të qëndrojnë aty gjatë gjithë natës. Ditën vijuese mund ta konsumoni përzierjen freskuese. Ta konsumoni këtë lëng për çdo ditë, nëse është e mundur natyrisht, dhe do t'i "prekni" rezultatet e tij. Pra, nuk keni pse të merreni me shumë aktivitete sportive në mënyrë që të hiqni qafe dhjamin dhe yndyrën e padëshiruar nga trupi.

(Kosova Sot Online)