Humbni peshë shpejt: asnjë kafshatë pas orës 19:00

  • E.K /
  • 24 June 2020 - 15:15
Humbni peshë shpejt: asnjë kafshatë pas orës 19:00

Kjo dietë u dedikohet atyre që konsumimin e kalorive e kufizojnë në 1.000 kalori në ditë. Menyja përsëritet çdo tri ditë, e sugjerohet që t'i përmbaheni këtij regjimi të ushqimit, derisa të arrini peshën e duhur, por jo më gjatë se tri javë. Më pas mund të bëni një pauzë prej një javë. Kryesorja është të harroni ëmbëlsirat, ta ndryshoni mënyrën e konsumimit të ushqimit dhe mos hani pas orës 19:00. Ushtroni çdo ditë fitnes, vraponi, shëtitni dhe bëni joga.

DITA E PARË

Kafjalli: Mollë të grirë, dy lugë muesli, 200 ml qumësht të ngrohtë (1,6 për qind yndyrë). Zamra: banane Dreka: Perime të ziera: qepë, dy karota, supë pule, 1 lugë uthull, 150 g borania, një patate, 1 lugë vaj ulliri, pak kripë e piper, 50 g djathë të fortë të grirë. Qepën e copëtoni, e karotën në rriska e zieni në një litër ujë me supë. Para fundit të zierjes shtoni uthullën. Ndaras zieni 150 g borania dhe pataten. Perimeve të ziera u shtoni perimet nga supa, shtoni boranitë dhe pataten, shtoni kripë, piper, shtoni vajin e ullirit dhe shtoni djathin. Zamra: Dy rriska bukë të thekur me një shtresë të hollë mjalti. Darka: Një rriskë bukë të zezë ose djathë dhe sallatë: dy domate, disa gjethe të sallatës së gjelbër, majdanoz të copëtuar, kripë, piper, pak lëng limoni, 1 lugë vaj ulliri.

DITA E DYTË

Kafjalli: Dy lugë muesli, portokall, mollë të copëtuar, gjysmë gote jogurt. Nga njëra gjysmë e portokallit shtrydhni lëngun, e gjysmën tjetër e qëroni dhe e preni imët. Lëngun ta përzieni me gjysmë gote jogurt. Aty shtoni dy lugë muesli dhe portokallin e copëtuar dhe mollën. Zamra: Një rriskë bukë të thekur ta lyeni me një shtresë të hollë xhem dhe margarinë. Dreka: 200 ml supë pule, speca pikant të bluar, pak presh, një karotë të qëruar, 40 gr petë integrale, 150 gr file skumbri, majdanoz të prerë, piper, kripë. Në supë shtoni specin specat e bluar pikant. Kur të vlojë shtoni preshin, karotën dhe petët. Zieni derisa të zbuten. Shtoni filetë e skumbrit të prerë dhe zieni për 10 minuta. Erësoni me majdanoz, piper dhe kripë. Zamra: portokall Darka: Sallatë nga molla e qëruar dhe e copëtuar, pak lakër me një lugë vaj ulliri, kripë dhe piper sipas shijes dhe një rriskë bukë të zezë.

DITA E TRETË

Kafjalli: 2 rriska bukë thekre, pak margarinë "light", 1 lugë xhem, majdanoz të copëtuar. Njërën rriskë të bukës e lyeni me margarinë dhe xhem, tjetrën me majdanoz të copëtuar. Zamra: Pjeshkë, dy lugë muesli Dreka: Dy lugë fara luledielli, 1 lugë majdanoz të prerë, pak kripë dhe piper, 100 g mish të bluar, pak vaj, 1 karotë, 1 gotë ujë me kripë, 7 lugë pire, 100 g kërpudha. Përzieni farat e lulediellit me majdanoz dhe shtoni pak kripë dhe piper. Aty përzieni më pas edhe mishin e bluar, përzieni mirë dhe formoni dy salsiçe. I fërgoni në pak vaj. Qëroni dhe bluani karotën dhe e zieni në ujë të njelmët. Duke e përzier shtoni pire dhe zieni derisa të trashen. Preni kërpudhat dhe i skuqni në pak vaj. Erëzoni me kripë dhe piper dhe pos pireve shërbeni edhe salsiçet. Zamra: Një rriskë bukë të thekur e lyeni me shtresë të hollë me mjaltë Darka: 25 g kërpudha, 1 rriskë djathë të bardhë, 1 lugë lëng limoni, 1 lugë vaj, majdanoz të copëtuar, pak kripë dhe piper Pastroni kërpudhat dhe i preni. Shtoni djathë të prerë, yeni me pak lëng limoni dhe një lugë vaj. Erëzoni me kripë dhe piper dhe shtoni majdanoz.

(Kosova Sot Online)