Ja ku duhet ta mbani brushën e dhëmbëve

  • A.P /
  • 26 qershor 2020 - 07:54
Ja ku duhet ta mbani brushën e dhëmbëve

Me gjasë nuk e dini që në brushën e dhëmbëve mund të mblidhen deri në 10 milionë baktere, duke përfshirë edhe bakterin E.coli, si dhe stafilokoket. Në çdo moment, në gojë gjenden 100 deri 200 lloje të baktereve. Nëse brushën e dhëmbëve e mbani afër lavamanit, atë mund ta ndotni duke e spërkatur me ujë, sa herë që i lani duart. Profesori Charles Gerba nga Universiteti në Arizonë thotë se, pas lëshimit të ujit në filxhanin e WC-së, bakteret ngriten në ajër dhe mund të përfundojnë në brushën tuaj të dhëmbëve. Si duhet të ruhet brusha e dhëmbëve?

Së pari duhet ta dini se brushën e dhëmbëve duhet ta ndërroni çdo 3 - 4 muaj. Ekspertët preferojnë më pas që të përdorni pastë të dhëmbëve që përmban triclosan/copolymer, meqë më mirë mbytë bakteret. Pastrojeni brushën me ujë dezinfektues të dhëmbëve herë pas here. Brusha duhet të lihet në ajër, që të teret, por jo afër guacës së WC-së apo lavamanit. 

(Kosova Sot Online)