Ilaçet shtëpiake që ‘shfryjnë’ këmbët e ënjtura

  • E.K /
  • 25 June 2020 - 15:17
Ilaçet shtëpiake që ‘shfryjnë’ këmbët e ënjtura

XHENXHEFILI

Xhenxhefili është diuretik natyral që ndihmon në trajtimin e këmbëve të ënjtura. Bëni masazh këmbëve tuaja me vaj xhenxhefili disa herë në ditë. Po ashtu mund të pini 2 deri 3 gota çaj xhenxhefili.

LULERADHIQJA

Përbërësit e luleradhiqes i ndihmojnë trupit në metabolizmin e lëngjeve shtesë, duke e shndërruar në ilaç shtëpiak për këmbë të ënjtura. Përzieni 1 lugë luleradhiqe të freskët ose të tharë në një gotë me ujë të vluar. E mbuloni, e pini 2 ose 3 herë në ditë.

UJI I LIMONIT

Konsumimi i ujit me limon ndihmon në largimin nga trupit të lëngjeve shtesë, që e redukton ënjtjet në këmbë dhe gjithkund tjetër në trup. Përzieni 2 lugë lëng limoni në një gotë me ujë të vakët, shtoni pak mjaltë, ta pini disa herë në ditë.

ushtrime

USHTRIMET

Ushtrimet e rregullta fizike janë të rëndësishme në parandalimin e ënjtjeve në shputat tuaja. Ushtrimet stimulojnë qarkullimin dhe parandalojnë grumbullimin e gjakut në ekstremitete. Noti është mënyra më e mirë të hiqni qafe të ënjturat.

MAGNEZI

Mungesa e magnezit në trup po ashtu kontribuon në ënjtjen e këmbëve dhe shputave. Hani ushqime të pasura me magnez, si perimet me gjethe të gjelbër, arra, fara, peshk, avokado, banane dhe çokollatë të zezë.

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës ndihmon në reduktimin e ënjtjeve të këmbëve dhe shputave të këmbës. Përmbajtja me kalium redukton grumbullimin e lëngjeve, që është shkaktari i zakonshëm i ënjtjes së këmbëve dhe shputave. Përzieni sasi të barabartë të ujit të ngrohtë dhe uthullës së mollës. Lagni një peshqir dhe mbështillni këmbët e ënjtura.

(Kosova Sot Online)