Fuqia e tërfilit të kuq

  • E.K /
  • 26 qershor 2020 - 15:03
Fuqia e tërfilit të kuq

I pasur me hormonin bimor estrogjen, tërfili i kuq mund t'iu ndihmojë grave në para-menopauzë, në ruajtjen e kualitetit të jetës. Ekstrakti i kësaj bime mjekuese përmban katër lloje të ndryshme të izoflavonoideve, me strukturë të ngjashme me atë të hormonit seksual femëror, estrogjen. Preparatet që përmbajnë estrogjen bimor, të kombinuara me vitaminë E, ndikojnë në largimin e valëve të nxehtësisë (valungat), pagjumësisë, djersitjes së tepërt dhe nervozizmit.

E rregullojnë nivelin e kolesterolit, mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut, e ruajnë strukturën e lëkurës dhe mukozës dhe zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e osteoporozës. Mjekësia popullore këtë bimë e preferon edhe në formë të shurupit për mjekimin e astmës, si çaj për shpëlarjen e fytit 4-5 herë në ditë, si sedativ, diuretik, për pastrimin e lëkurës te ekzema dhe psoriaza, etj. Shurupi kundër astmës përgatitet ashtu që një grusht tërfili të kuq përzihet me dy filxhanë mjaltë dhe me lëngun e dy limonëve. Lëngu i tërfilit dhe mjalti në fillim zihen, e në atë përmbajtje shtohet më pas lëngu i limonit, ku kjo masë në fund qitet në një shishe dhe mbyllet. Konsumohet 1-2 lugë, disa herë në ditë

(Kosova Sot Online)