Përgatiteni vetë lëngun e fermentuar nga xhenxhefili, që shëron shumë sëmundje

  • E.K /
  • 27 qershor 2020 - 10:07
Përgatiteni vetë lëngun e fermentuar nga xhenxhefili, që shëron shumë sëmundje

Xhenxhefili është shumë popullor dhe erëz e përdorshme që përdoret tash e mijëra vite. Përmban kalium dhe mangan, prandaj është i dobishëm për zemër, përmban vitamina A, C dhe B. Përdoret për ndikimin kundër inflamacioneve dhe atij analgjetik, ndihmon kundër dhimbjeve në muskuj dhe shpinë dhe dhimbjeve menstruale.

PËRBËRËSIT PËR LËNGUN E FERMENTUAR NGA XHENXHEFILI

- xhenxhefil të bluar nga rrënja 5 cm. - gjysmë gotë sheqer të vrugtë - gjysmë gote lëng limoni - ¼ e lugë kripë deti - 8 gota ujë Përgatitja: - Vloni në 3 gota ujë, xhenxhefilin, sheqerin dhe kripën. Le të vlojë kjo përzierje për rreth 5 minuta, sheqeri duhet të tretet. Shtoni pjesën tjetër të ujit dhe prisni të ftohet në temperaturën e dhomës. Shtoni lëngun e shtrydhur nga limoni. Lëngun e vendosni në kavanozin prej qelqit dhe e mbyllni. E lini të qëndrojë 2-3 ditë, derisa të gazohet. Më pas shishen e ruani në frigorifer.

(Kosova Sot Online)