Zbardhni dhëmbët dhe shkatërroni bakteret në gojë me vetëm një përbërës

  • E.K /
  • 27 June 2020 - 10:22
Zbardhni dhëmbët dhe shkatërroni bakteret në gojë me vetëm një përbërës

Përmirësoni shëndetin tuaj dhe zbardhni dhëmbët nga vetëm një përbërës. Bëhet fjalë për vajin e parafinuar, apo më saktësisht, vajin e kokosit. Merrni dy lugë me vaj kokosi dhe i vendosni në gojë. Shpëlani gojën sikurse që bëni me ujin kur shpëlani dhëmbët, e mbani në gojë për 5 minuta, e më pas e pështyni.

Kjo teknikë përdoret me shekuj, por pos zbardhjes së dhëmbëve, me këtë teknikë do të hiqni qafe aromën e keqe nga goja, gjingjivitin, ekzemën, aknet dhe shumë të tjera. Vaji do të "nxjerrë" bakteret nga mishi i dhëmbëve dhe nga trupi juaj po ashtu. në studimin e fundit është vërtetuar se vaji i kokosit ndikon në heqjen e baktereve nga goja dhe gurët. Si rezultat i kësaj do të keni dhëmbë më të bardhë dhe mishra më të shëndetshëm.

(Kosova Sot Online)