3 burimet më të mirë për antioksidues

  • A.P /
  • 29 qershor 2020 - 07:45
3 burimet më të mirë për antioksidues

Kur flitet për super-ushqimet dhe përbërësit shërues, së pari na shkon mendja te antioksiduesit. Antioksiduesit e bëjnë çudinë për organizmin tonë, na mbrojnë nga shumë sëmundje, ngadalësojnë plakjen dhe forcojnë sistemin imun

BORONICAT

Boronicat kanë më shumë antioksidues dhe fibra se sa shumica e pemëve dhe perimeve. Pos kësaj, boronicat janë të pasura me flavonoide, që përmirësojnë punën e trurit, parandalojnë sëmundjet e zemrës, ndikojnë kundër kancerit dhe shërojnë infeksionet urinare.

DOMATJA

Domatja e shijshme ka një përdorim të gjerë në kuzhinë dhe gjendjet në majën e listës së ushqimeve më të shëndetshme. Përmban antioksidues të fuqishëm dhe ndikon si masë parandaluese ndaj kancerit të prostatës dhe ndikon mirë në tretje. Shumë studime kanë treguar se likopeni mundet ta pakësojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës deri në 30 për qind.

DREDHËZAT

Shija e tyre nuk është arsyeja e vetme pse duhet ta hani dredhëzën. Mbrojnë shëndetin e zemrës, pakësojnë inflamacionet dhe përmes antioksiduesve e mbrojnë shëndetin. 

(Kosova Sot Online)