Ja çfarë ndodh po të konsumoni 12 kumbulla në ditë

  • A.P /
  • 30 qershor 2020 - 07:59
Ja çfarë ndodh po të konsumoni 12 kumbulla në ditë

Kjo mbretëreshë e marmelatës është edhe zgjedhja e duhur kundër kapsllëkut. Kumbulla është e pasur me vitamina C (5 deri 8 mg në 100 gr), vitamina B6, bakër, vitamina B2, vitamina B3, vitamina K, magnez, hekur, kalcium dhe kalium. Është e pasur edhe me fibra si dhe është pemë me pak kalori.

Hulumtimet paraprake kanë bërë me dije se kumbulla forcon eshtrat, zvogëlon rrezikun nga prekja me kancer në zorrë të trashë, por, konsumimi i vetëm 12 kumbullave në ditë, për dy muaj rresht, ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit të dëmshëm. Dhe, aty nuk ndalojnë dobitë e kumbullës. Me konsumimin e rreth 12 kumbullave të thara në ditë, përkatësisht 100 gr, për tre muaj shtohet dendësia e eshtrave. Rreth 25 gramë kumbulla të thara, që është ekuivalent në tre fruta, do të na sigurojnë rreth 5 për qind të nevojave ditore për fibra , që për meshkujt nga mosha 19 deri 50 vjeçe është 25 për qind, e për femra të së njëjtës moshës është 7 për qind.

(Kosova Sot Online)