Ja si duhet hequr qafe pesticidet nga pemët dhe perimet

  • E.K /
  • 30 qershor 2020 - 15:09
Ja si duhet hequr qafe pesticidet nga pemët dhe perimet

P emët dhe perimet që i blejmë shpeshherë dinë të jenë të trajtuara me pesticide dhe me kemikate të tjera për t'u mbrojtur nga dëmtimet. Për fat të keq, askund nuk ekziston ndonjë deklaratë që në mënyrë të qartë tregon në çfarë mënyre janë trajtuar pemët apo perimet. Për t'u siguruar se ë përgjithësi janë të pastra dhe të sigurta për t'i konsumuar, i pastroni në këtë mënyrë.

Në një shishe, të pajisur me sprej, përzieni 250 miligramë ujë me rreth 250 miligramë uthull të mollës, një lugë sodë bikarboni dhe dy lugë lëng limoni të shtrydhur nga limoni i freskët. Të gjithë përbërësit i përzieni mirë në shishe, në mënyrë që ata të bashkohen mirë e më pas me këtë përzierje lagni të gjitha pemët apo perimet për të cilat jeni të dyshimta se janë trajtuar me pesticide. Pas pesë minutave i shpëlani me ujë të pastër. Kujdes, pastroni edhe gjethet, sepse gjethet e tyre zakonisht fshehin pesticidet.

(Kosova Sot Online)