Shkencëtarët: Uji me kripë mund të luftojë Covid-19

  • E.K /
  • 30 June 2020 - 20:50
 Shkencëtarët: Uji me kripë mund të luftojë Covid-19

Sipas shkencëtarëve uji me kripë mund të trajtojë Covid-19 dhe do e provojnë shumë shpejt nëse ky ilaç i thjeshtë është 100% efektiv.

Të bësh gargare me ujë e kripë, mund të zvogëlosh simptomat e kollës, ftohjes dhe t’i parandalosh ato të keqësohen, thonë studiuesit.

Tani ata duan të zbulojnë nëse kjo metodë mund të ndihmojë njerëzit me simptoma të butë të koronavirusit, i cili infekton rrugët e frymëmarrjes në një mënyrë të ngjashme.

Ekspertët e Universitetit të Edinburgut po rekrutojnë njerëz për të marrë pjesë në një studim për të provuar nëse gargara me ujë të kripur mund të forcojë aftësitë antivirale të trupit.

Të dish të trajtosh Covid-19 është akoma një zonë gri për mjekët, por sugjerohet që njerëzit me simptoma të buta të konsumojnë vetëm paracetamol dhe ibuprofen.

Sipas një studimi të botuar vitin e kaluar u zbulua se njerëzit që bëjnë gargare me ujë e kripë iu pakësua kolla e ashpër dhe ftohja i ka zgjatur dy ditë më pak, mesatarisht. Ata gjithashtu kishin më pak të ngjarë t’i kalonin ftohjen, anëtarëve të tjerë të familjes.

Sipas studiuesve, kontakti i drejtpërdrejtë i kripës me viruset ka një efekt toksik ose stimulon ‘mekanizma të lindur imunitar’ brenda qelizave në rrugët e frymëmarrjes.

Kripa gjithashtu mund të përdoret nga qelizat e trupit për të krijuar një kimikat të quajtur acid hypochlorous, i cili shkatërron viruset, janë shprehur studiuesit.

(Kosova Sot Online)