Përgatiteni shurupin që shkrin dhjamin nga beli

  • E.K /
  • 01 korrik 2020 - 15:23
Përgatiteni shurupin që shkrin dhjamin nga beli

Ditët e stinëve të verës zakonisht kërkojnë veshje më të transparente, por nëse keni kilogramë shtesë dhe keni bel paksa më të theksuar dhe më të gjerë, kjo nuk do të jetë aspak e rehatshme. Mirëpo, ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë, përmes së cilës do të shkrini shtresat dhjamore nga beli, e këtë jua mundëson receta, për të cilën tashmë shumë njerëz theksojnë ju ka ndihmuar: Pastroni dhe bluani 130 gramë rrikë të freskët si dhe një rrënjë të xhenxhefilit, rreth 2 centimetra.

Më pas aty shtoni edhe tre limonë, po ashtu të bluar, 2 lugë kanellë si dhe katër lugë mjaltë. Të gjithë këta përbërës i përzieni mirë dhe më pas i vendosni në një kavanoz prej qelqit. Kavanozin ta mbyllni mirë për tri javë rresht, çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, të merrni nga një lugë. Do të befasoheni me rezultatet.

(Kosova Sot Online)