Lëngu i freskët i lakrës kundër ulcerës në duodenum

  • A.P /
  • 03 July 2020 - 08:06
Lëngu i freskët i lakrës kundër ulcerës në duodenum

Shprehitë ushqimore kanë rëndësi kyçe në paraqitjen, terapinë dhe parandalimin e pengesave gastrointestinale. Të ushqyerit e drejtë e rritë kualitetin e jetës, meqë e zvogëlon dhembjen dhe telashet e tjera. Në mjekësinë popullore, për trajtimin e problemeve në pjesën e epërme të traktit të tretjes, më së shpeshti përdoren çaji i blirit, apo lirit, kamomilit, mendrës, por edhe pelinit, apo luleradhiqes.

Lëngu i freskët, i ftohtë i lakrës ndihmon te i thati në lukth dhe në duodenum (zorrë dymbëdhjetëgishtore). Shkencëtari Garnett Cheney në vitin 1950 kishte zbuluar se lëngu i freskët i lakrës ndihmon në shërimin e të të sëmurëve nga ulcera në lukth dhe në duodenum. Gjatë studimit në fjalë, pjesëmarrësit në studim kishin pirë 4 gota lëng të freskët të lakrës në ditë dhe pas një jave, 81% e të sëmurëve nuk kishin simptoma të sëmundjes. 

(Kosova Sot Online)