Dieta më e shkurtë me rrush:Humbni 5 kilogramë për 4 ditë

  • A.P /
  • 05 July 2020 - 09:01
Dieta më e shkurtë me rrush:Humbni 5 kilogramë për 4 ditë

Sikurse edhe për secilën dietë, duhet t'i përmbaheni planit: konsumohen 1-2 kilogramë rrush për çdo ditë. Rrushi i zi është më i shëndetshëm dhe me sukses pastron organizmin nga helmet. Dieta me rrush zgjat 4 ditë, e cila e pak fat mund t'ju ndihmojë të humbni 4-5 kilogramë.

DIETA ME RRUSH - PLANI

Dita e parë: Kafjalli 1 lugë flluska (të përgatitura natën paraprake), ½ e portokallit, 2,5 dl jogurt me pak yndyrë, 100 g rrush. Në enën e madhe përzieni gjithçka, lini për 10 minuta të qëndrojnë dhe...filloni. Dreka Për kafjall konsumoni këtë sallatë, përbërësit: 200 g kungull të prerë në pjesë të vogla, të pjekur me pak gjalpë, 100 g rrush, 100 g sallatë të gjelbër, 1 lugë arra të bluara. Të gjithë përbërësit, pos arrave, i përzieni. Arrat i hidhni në majë. Darka Është e rezervuar për sallatë me pemë dhe gjoks pule: 100 g rrush, 50 g ananas të prerë në pjesë të imëta dhe duke shtuar 50 g lëng rrushi dhe 50 g ujë. Gjoksin e pulës, 150 g përgatitni në skarë.

DITA E DYTË:

Kafjalli Limon dhe jogurt: përzieni 250 g jogurt me pak yndyrë me një lugë lëng limoni dhe aty shtoni 150 g rrush. Dreka Oriz me copëza peshku: zieni 5 lugë oriz integral tri herë në ujë. Shtoni 2 lugë pjesë të peshkut të preferuar të pjekur në vaj ulliri. Shtoni aty edhe 150 g rrush. Darka Gjellë nga patatet me perime: zieni 150 g patate, 1 karotë dhe një selino, për 15 minuta. E erëzoni sipas shijes. Shtoni 1 lugë vaj ulliri të ftohtë. Pas gjellës hani 250 g rrush të zi të freskët.

DITA E TRETË:

Kafjalli Ky mëngjes është i rezervuar për 100 g djathë të ri me pak yndyrë dhe 150 g rrush. I hidhni në blender, i përzieni dhe për disa sekonda e keni kafjallin. Dreka Përgatitni ushqim nga 250 g mish peshku, 150 g brokol dhe 1 hudhër. Pas kësaj shujte, konsumoni 150 g rrush të zi. Darka Përzierje nga rrushi prej: 2,5 dl lëng rrushi, 50 g rrush, gjysmë mollë, 5 g xhelatinë. Përzieni xhelatinën me pak ujë, e lini të qëndrojë pak, më pas lëngun nga rrushi e përzieni duke shtuar rriskat e mollës dhe kokrrat e rrushit. I lini në frigorifer për 1 orë.

DITA E KATËRT:

Kafjalli 1 rriskë bukë me 100 g djathë të ri me pak yndyrë. Pas kësaj, natyrisht, 200 g rrush. Dreka Për drekën e ditës së fundit diçka që nuk e keni provuar kurrë: Petulla me rrush: 3 lugë miell, gjysmë gotë ujë dhe 1 vezë. I përzieni mirë, i piqni petullat e më pas i mbushni me përzierjen nga: 100 g djathë të ri me pak yndyrë, 1 lugë ujë mineral dhe 200 g rrush.

Darka Dieta përfundon me një recetë të hatashme: gjellë nga mishi i gjeldetit: Piqni gjoksin e gjeldetit të ndarë në tri pjesë. Zieni 100 g brokol për 2-3 minuta, e në ndërkohë 1 karotë të madhe e preni në copëza e 2 kërpudha të mëdha në rriska. Të gjithë përbërësit i vendosni në enë dhe shtoni 1/2 e gotës supës me perime dhe i zieni edhe për 10 minuta. Në fund shtoni edhe 60 g rrush të zi dhe 2 lugë ajkë. 

(Kosova Sot Online)