Ilaçet shtëpiake, që shërojnë mishrat e dhëmbëve

  • E.K /
  • 04 July 2020 - 12:10
Ilaçet shtëpiake, që shërojnë mishrat e dhëmbëve

KRIPA

Kripa është ilaç i efektshëm shtëpiak falë përbërësve të saj kundër baktereve. Shtoni ½ e lugës kripë në një gotë me ujë të vakët. Përdoreni këtë përzierje për ta shpëlarë gojën tuaj për çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, deri në momentin kur nuk do të keni më telashe të tilla.

SHAFRANI

Shafrani përmban kurkuminë, që përmban substanca kundër inflamacioneve dhe baktereve. Kurkumina në mënyrë të efektshme mundet të reduktojë pllakat, dhimbjet, ënjtjet dhe inflamacionet e mishrave. Përgatitni një pastë nga 1 lugë pluhur shafrani dhe 1/2 e lugës kripë dhe vaj mustarde. Aplikojeni në dhëmbë dhe mishra dhe bëni masazh dy herë në ditë.

SODA E BIKARBONAT

Soda e bikarbonat është ilaç popullor kundër gjingjivitit. Neutralizon acidet në gojë, duke reduktuar rrezikun për sëmundjet e mishrave të dhëmbëve. Përzieni 1/4 e lugës sodë bikarboni me pak ujë të vakët dhe përgatitni një pastë. Aplikojeni në mishra, e lini për 1-2 minuta dhe e shpëlani.

LËNGU I LIMONIT

Limonët përmbajnë përbërës kundër inflamacioneve dhe baktereve, që ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve. Plus, përmbajnë vitamina C, që luftojnë infeksionet. Përzieni lëngun e limonit në një gotë me ujë të vakët. Shpëlajeni gojën me këtë përzierje pasi të keni pastruar dhëmbët.

ALOE VERA

Aloe vera përmban substanca kundër kërpudhave dhe është shumë efektive kundër gjingjivitit. Parandalon akumulimin e baktereve që shkakton formimin pllakave, që shkakton gjingjivititin. Thyejeni një gjethe të bimës aloe vera, ndërsa që xhelin e saj e vendosni drejtpërdrejtë në mishra. E lini për 10 minuta dhe e shpëlani gojën me ujë të ftohtë.

KARAFILI

Edhe karafilin mund ta përdorni për trajtimin e gjingjivitit, pasi që përmban substanca kundër inflamacioneve, është antiseptik i fortë, antioksidues. Thjeshtë, përtypni 2 ose 3 karafila, 3 herë në ditë, për të trajtuar gjingjivititn. Po ashtu mund ta shtrydhni vajin e karafilit për ta vendosur në mishra, e lini për disa minuta dhe e shpëlani.

(Kosova Sot Online)