Këto pemë përshpejtojnë metabolizmin dhe humbjen në peshë

  • E.K /
  • 04 korrik 2020 - 12:20
Këto pemë përshpejtojnë metabolizmin dhe humbjen në peshë

Jo të gjitha pemët janë të njëjta. Derisa disa përmbajnë sasi të lartë të sheqerit natyral, ekzistojnë edhe ato që kur konsumohen në sasi të caktuara, nxitin humbjen në peshë. Papaja përmban enzimën papajinë, që e përshpejton tretjen dhe lehtëson humbjen në peshë.

Avokado

është i pasur me yndyra të shëndetshme, që përshpejtojnë metabolizmin dhe prodhimin e testosteroneve. Ky hormon është i ngarkuar me humbjen në peshë te meshkujt, po ashtu edhe te femrat. Kur ta ndjeni nevojën për një zamër të paradites, gjithmonë zgjidhni pemët e pasura me fibra.

Dardhët

dhe mollët përmbajnë nivel të lartë të fibrave, e nëse e hani vetëm një të vetme nga këto pemë, kjo ju mjafton ta kënaqni urinë. Niveli i lartë i antioksiduesve në boronica mund t'ju ndihmojë në heqjen qafe të helmeve që grumbullojnë kilogramët.

Bananet

janë përplot me fibra të tretshme që krijojnë ndjenjën e ngopjes. Kënaquni në bananet gjatë kafjallit, do ta holloni belin dhe do ta forconi sistemin imun. Nëse konsumoni kokos, shumë shpejtë do të ngopeni dhe nuk do ta ndjeni nevojën për ushqim.

Pjeshkat

janë ideale për dietën me pak kalori. Janë burim për shumë antioksidues dhe ndihmojnë në heqjen e helmeve të grumbulluara në organizëm.

(Kosova Sot Online)