Ju ka rënë shtypja apo ndjeni marramendje si pasojë e të nxehtit: Ja çfarë duhet të bëni

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 07:49
Ju ka rënë shtypja apo ndjeni marramendje si pasojë e të nxehtit: Ja çfarë duhet të bëni

Shkaku i ndryshimeve të temperaturave, edhe njerëzit e shëndetshëm ankohen në marramendje, ënjtje dhe shtypje të ulët

ËNJTJET

Qarkullimi i dobët, mbipesha, ushqimi jo i mirë dhe shtatzënia janë disa nga ndjenjat e pakëndshme për ndjenjën e këmbëve të lodhura. Zgjedhja bazike dhe e thjeshtë është ngritja lart e këmbëve për 30 cm. Sugjerohet edhe konsumimi i çajit me majdanoz, që ndikon në heqjen e ujit tepricë nga trupi.

MARRAMENDJET

Mos bëni panik, marramendjet verore janë kaluese. Organizmit i nevojitet më shumë kohë të mësohet me temperaturat e larta. Porsa të ndjeni plogështim, marramendje, apo turbullim para syve, uluni dhe mos bëni lëvizje të shpejta. Pini lëng të domates.

RËNIA E SHTYPJES SI PASOJË E TË NXEHTIT

Këto probleme më të theksuara janë te personat me shtypje të ulët të gjakut. Në situata të tilla nuk preferohet ngritja e shtypjes me kafe, por duhet të hani keksë të njelmët dhe pjekurina, si dhe të pini ujë mineral

(Kosova Sot Online)