Si ta dalloni koronavirusin nga virusi i stomakut

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 11:42
Si ta dalloni koronavirusin nga virusi i stomakut

Nuk është e thjeshtë të bëhet dallimi, por ekzistojnë shenja të caktuara

Nëse coronavirusi është shkaktar i problemeve gastrointestinale, më së shpeshti shfaqet edhe temperatura e ngritur, probleme respiratore, rraskapitje, humbje të shqisave të aromave.

Në rast të virusit të zakonshëm gastroenteritis, këto simptoma shoqëruese nuk ekzistojnë.

Pra, për ta dalluar janë me rëndësi pasqyra klinike, të dhënat epidemiologjike si edhe metodat shtesë diagnostike në rastin e dyshimit për coronavirus.

Tani për tani për coronavirus testohen vetëm ata pacientë të cilët kanë temperaturë të ngritur trupore, kollë dhe dhembje në fyt.

Sa i përket problemeve me stomakun, është e nevojshme të priten rezultatet e hulumtimeve të shumta në mënyrë që të mund të thuhet sa më sigurt në cilën përqindje është e përfaqësuar simptomatologjia gastrointestinale te të infektuarit me coronavirus.

Disa hulumtime tregojnë që disa pacientë kanë pasur diarre dhe krupë para shfaqjes së problemeve respiratore.

(Kosova Sot Online)