Pini këtë lëng pas ushqimit të yndyrshëm

  • E.K /
  • 09 July 2020 - 15:05
Pini këtë lëng pas ushqimit të yndyrshëm

Këshillat për djegien e gjamit të tepërt gjithsesi janë të mirëseardhura, veçanërisht nëse nganjëherë preferoni ushqim më të yndyrshëm. Për grejpfrutin si super-pemë tashmë është shkruar shpesh, e mu ai do të gjendet në secilën listë të ushqimeve që djegin dhjamin.

Është i shijshëm, edhe kur e hamë të papërpunuar edhe kur bëjmë pije nga ai. Lëngu i grejpfrutit është aleat i rëndësishëm i një trupi të hollë, e këtë e kanë konfirmuar edhe disa studime, në mesin e të cilave është edhe studimi i universitetit të Kalifornisë, i cili ka dëshmuar se grejpfruti jep vetëm që ndihmon në humbje të peshës, por edhe e parandalon trashjen.

Mënyrë e shkëlqyeshme për përdorim të tij sipas këtij studimi është ajo në formë të lëngut dhe atë gjatë konsumimit të ushqimit të yndyrshëm, si për shembull atij të fërguar. Në ato situata përbërësit si pektina, limonada dhe fenoli reduktojnë absorbimin e yndyrave dhe me vetë këtë grumbullohen më pak. Testimet kanë zbuluar se pjesëmarrësit e studimit që kanë shtuar më së paku peshë kanë pasur edhe reduktim të nivelit të sheqerit në gjak, kështu që është vërtetuar se grejpfruti ndikon në mënyrë parandaluese edhe kur bëhet fjalë për diabetin.

(Kosova Sot Online)