Ja tek cilat ushqime gjendet pigmenti që i jep lëkurës ngjyrë të bukur në plazh

  • G.G /
  • 10 July 2020 - 13:46
Ja tek cilat ushqime gjendet pigmenti që i jep lëkurës ngjyrë të bukur në plazh

Që të funksionojë siç duhet, të jetë i shëndetshëm dhe në formë, organizmi ynë ka nevojë për një grup nutrientësh në të cilin bëjnë pjesë proteinat, vitaminat dhe kripërat minerale

Përveç këtyre elementeve, ekzistojnë edhe substanca që të cilat edhe pse nuk klasifikohen tek nutrientët thelbësorë, kanë gjithsesi një rol të rëndësishëm për shëndetin; Si rasti i karotenoideve ose pigmenteve bimore me natyrë lipidike që njihen për ngjyrën e kuqe, portokalli dhe të verdhë.

Në familjen e karotenoideve bën pjesë edhe betakaroteni. Le të zbulojmë vetitë e tij dhe motivet pse marrja e përditshme rekomandohet për mirëqenien e trupit.

Çfarë është betakaroteni

Përveçse një burim kryesor i vitaminës A, i njohur edhe si retinol, betakaroteni është një antioksidant i fuqishëm. Ky pigment arrint të largojë me efikasitet shfaqjen e radikaleve të lira, molekula të pranishme në organizmin tonë të cilat, nëse prodhohen me shumicë, bëhen shkak për plakjen e parakohshme të qelizave.

Përveç vetive antioksidante, betakaroteni garanton benefite të mëdha për trupin tonë. Mes funksioneve të ndryshme, ky pigment bimor:

ë Ka efekt pozitiv tek shikimi
ë Kujdeset për shëndetin e lëkurës, duke parandaluar djegiet e diellit
ë Mbron mukozat nga infeksionet
ë Kujdeset për rritjen e shëndetshme të kockave
ë Përmirëson kushtet fizike tek të moshuarit

Ku gjendet betakaroteni

Burimet ushqimore të betakarotenit janë frutat, por edhe drithërat, vajrat e perimet me ngyrë të verdhë. Mund ta gjeni betakarotenin në ushqime si:

ë Kajsitë
ë Pjeprat
ë Kungujt
ë Patatet e ëmbla
ë Specat
ë Domatet
ë Spinaqi
ë Panxhari
ë Brokoli

Ushqimi më i njohur si burim i karotenit përfaqësohet nga karaotat. Jo rastësisht emri ‘karotenoide’ derivon pikërisht nga zbulimet nutricionale tek vetë karotat.

Dozat e duhura të betakarotenit

Nevojat ditore të një personi të rritur për betakaroten variojnë midis 2 dhe 4 mg në ditë. Është një sasi që mund të jetë lehtësisht e asimilueshme përmes një ushqyerje të ekuilibruar.

Mungesa e betakarotenit

Nuk regjistrohet një sintomatologji specifike kur ka një mungesë betakaroteni në trup, por mund të lidhet me të njëjtat simptoma të mungesës s vitaminë A. Në një rast të tillë mund të përfshihen simptoma si:

ë Probleme me shikimin
ë Probleme me lëkurën
ë Predispozitë ndaj infeksioneve
ë Vështirësi në procesin e rritjes

(Kosova Sot Online)