Edhe një tjetër shtet e aprovon Remdesivir si ilaç potencial për të trajtuar COVID-19

  • E.K /
  • 10 July 2020 - 16:13
 Edhe një tjetër shtet e aprovon Remdesivir si ilaç potencial për të trajtuar COVID-19

Adminstrata e Produkteve Terapeutike në Australi, në një deklaratë njoftoi sot, se ka dhënë miratimin e përkohshëm për remdesivir si opsionin e parë për trajtimin e koronavirusit në Australi.

“Remdesivir është opsioni më premtues deri tani për të trajtuar këtë sëmundje dhe për të zvogëluar simptomat serioze të saj”, tha zëdhënësi i administratës. “Ky ilaç ofron potencialin për të zvogëluar tensionin në sistemin shëndetësor, duke reduktuar kohën e shtrimit në spitale”.

“Ndërsa ky është një moment vendimtar në luftën kundër koronavirust, është e rëndësishme të theksohet se produkti nuk përdoret për të parandaluar koronavirusit”, shtoi ai.

Australia është një nga vendet e para, që autorizon përdorimin e Remdisivir për trajtimin e COVID-19, pas miratimeve të fundit nga Bashkimi Evropian, Japonia dhe Singapori.

Sipas tyre bashkëpunimi ndërkombëtar ka luajtur një rol të rëndësishëm, pasi shumë shtete kanë treguar rezultatet e tyre pasi rishikuan dhe provuan këtë ilaç. /CNN

(Kosova Sot Online)