Boronicat e kuqe vrasin tumoret në zorrë të trashë

  • E.K /
  • 11 korrik 2020 - 11:21
Boronicat e kuqe vrasin tumoret në zorrë të trashë

Alarmante janë shifrat që flasin se kanceri është një nga shkaktarët udhëheqës të vdekjeve në botë, e për t'u mbrojtur prej tij më së miri është të konsumoni ushqimin e shëndetshëm dhe të ekuilibruar. Është një ushqim që me sukses e lufton kancerin në zorrë të trashë, janë boronicat e kuqe. Kjo për faktin se përmban shumë polifenole. Hulumtimet e bëra në Masaçusets tregojnë se boronicat e kuqe vrasin qelizat tumorale të zorrës së trashë.

Boronicat e kuqe po ashtu mund të ofrojnë mbrojtje edhe kundër llojeve tjera të kancerit. "Kemi identifikuar disa substanca në boronicat e kuqe që duken premtuese kundër kancerit në zorrë të trashë. Ajo që kemi hasur te kafshët është mahnitëse, e tani mbetet ta implementojmë edhe te njerëzit", thonë ekspertët.

(Kosova Sot Online)