Përshpejtoni metabolizmin në këto mënyra të ndryshme

  • E.K /
  • 13 korrik 2020 - 15:14
Përshpejtoni metabolizmin në këto mënyra të ndryshme

Ngadalë po humbni në peshë dhe keni tretje si mos më keq? Zgjedhja është e thjeshtë - duhet ta përshpejtoni dhe ta përmirësoni metabolizmin.Mos fajësoni gjenet dhe fatin tuaj, por filloni punën dhe mbani mend disa nga këto këshilla.

PINI UJË ME LIMON PORSA TË ZGJOHENI

Ky ritual i shkëlqyeshëm do ta hidratojë trupin dhe do ta pastrojë traktin tretës. Limoni përmban vitamina C, të cilat i ndihmojnë metabolizmit dhe e forcojnë imunitetin.

KUJDES ME FIBRAT

Provoni që për çdo ditë të konsumoni mjaftueshëm fibra dhe shumë shpejt do ta vëreni përmirësimin.

HANI MË SHUMË PROTEINA

Proteinat do ta përshpejtojnë metabolizmin, kështu që ushqimet që i konsumoni të jenë të pasura me proteina.

HANI DISA HERË NË DITË

Në vend se të shmangni shujtat, provoni të hani së paku pesë herë në ditë. Kështu do të keni më shumë energji dhe më shumë forcë, e shumë shpejt do ta përshpejtoni edhe procesin e humbjes në peshë.

FLINI MJAFTUESHËM

Provoni që të shkoni më herët në shtrat dhe të flini së paku 7 orë. Mos e teproni, sepse shumë gjumë nuk është shëndet për trupin.

FORCONI MUSKUJT

Trupi i fortë, e vital, gjitonë garanton metabolizëm më të shpejtë. Nëse ushtroni gjatë ditës, do të shkrini kaloritë e grumbulluara gjatë gjumit, që do të thotë se dhjami i grumbulluar me kohë do të shkrihet.

MË PAK STRES

Sa më shumë që të stresoheni, aq më të ngadaltë do ta keni metabolizmin. Mësoni që për çdo ditë të gjeni për relaks.

SHTONI KONSUMIMIN E AMINOACIDEVE OMEGA-3

Aminoacidet omega-3 janë pjesë e rëndësishme e përshpejtimit të metabolizmit për secilën dietë. Zgjedhje e mirë është skumbri, që pos aminoacideve omega 3 përmban edhe proteina dhe minerale.

MOS E HARRONI KAFJALLIN

Shpeshherë dëgjojmë se si kafjalli është shujta më e rëndësishme në ditë, kështu që mos harroni ta hani shujtën e shëndetshme para se të dilni prej shtëpisë.

KONSUMONI USHQIM ORGANIK

Trupi i shëndetshëm ka metabolizëm të shpejtë dhe të shëndetshëm. Hani ushqime të freskëta që nuk ajanët spërkatura me pesticide.

PINI ÇAJ TË GJELBËR

Çaji i gjelbër është lëng që do ta përshpejtojë metabolizmin dhe e pastron trupin nga të gjitha helmet.

HANI BISHTAJORE

Bishtajoret ngadalë treten në trup, duke stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak. Janë burim i hatashëm për fibra dhe minerale, pasi që e nxitin punën më të ngadalshme të metabolizmit.

BUZËQESHNI

Një buzëqeshje me zë nga zemra do ta përmirësojë disponimin dhe do ta përshpejtojë metabolizmin

(Kosova Sot Online)