Lakra - e gjithanshme, lufton kancerin

  • A.P /
  • 15 July 2020 - 07:50
Lakra - e gjithanshme, lufton kancerin

Lakra përmban pak kalori dhe është burim i jashtëzakonshëm i antioksiduesve dhe vitaminave C është një nga burimet më të mira me vitamina K. Me shekujt të tërë konsiderohet si super ushqim që ndikon në zvogëlimin e infeksioneve, e njerëzit në mbarë botën e adhurojnë lakrën, sepse mund të përgatitet në mënyra të ndryshme. Por, ajo që lakrën e bën kaq të mirë, e bëjnë përbërësit e saj kundër kancerit. Hulumtimet kanë treguar se mundet të ndihmojë në shërimin kundër llojeve të shumta të kancerit dhe ripërtërinë ADN-në.

Është burim i mirë për mangan, vitamina B6, acid folik, aminoacide omega 3, vitamina B1, B2, kalcium, kalium, vitamina A, triptofan, proteina dhe magnez. Kur në pyetje është shërimi i kancerit, është me shumë rëndësi që terapitë të punojnë në principin e zvogëlimit të qelizave kancerogjene, ku lakra është treguar shumë efektive.

LËNGU NGA LAKRA

Lëngu i lakrës mund ta përmirësojë punën e mbarë organizmit. Është një nga llojet më të shëndetshme të lëngjeve. Hulumtimet kanë treguar se lëngu nga lakra e freskët mundet të ndihmojë në shkatërrimin e qelizave të kancerit në zorrë të trashë. 

(Kosova Sot Online)