A është ngjitëse sëmundja e Alzheimer-it?

  • A.P /
  • 15 July 2020 - 07:49
A është ngjitëse sëmundja e Alzheimer-it?

Sëmundja e Alzheimer-i mund të ngjitet nga transfuzionet e gjakut, operacionet dhe puna dentare, kanë frikë shkencëtarët. Një studim ka ofruar faktin e parë që do të thotë se kjo gjendje shkatërruese mundet, sikurse sëmundja e lopës së çmendur, të përhapet përmes 'aksidenteve mjekësore'. Shkencëtari britanik, profesori John Collinge, ka thënë se 'neve na duhet të rimendojmë rreth qasjes së Alzheimer-it dhe të evoluojmë rrezikun nëse është bartur te pacientët'.

Një nga kirurgët e njohur të trurit në Britani, ka paralajmëruar se ne nuk e dimë nëse teknikat përdorin instrumente mjekësore të sterilizuara dhe ka shtuar se ky zbulim duhet "të merret shumë seriozisht". Megjithatë, të tjerët nuk e kanë marrë aq me seriozitet këtë studim, duke theksuar se ishte studim i vogël dhe nuk vërteton nëse sëmundja e Alzheimer-it është sëmundje ngjitëse. Së paku 500,000 britanikë jetojnë me këtë gjendje dhe deri më tani, ishte menduar se shkaktohet nga gjenet apo nga kombinimi i fatit të keq dhe plakjes. 

(Kosova Sot Online)