Tinktura me hudhra - ilaçi antik për pastrimin e organizmit

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 15:15
Tinktura me hudhra - ilaçi antik për pastrimin e organizmit

Në vitin 1971, në rrënojat e një manastiri tibetian, është gjetur mbishkrimi i vjetër pesë mijë vjet. Ai shkrim ishte përkthyer në shumë gjuhë, e që përmbajtje kishte recetën për tinkturën çudibërëse nga hudhra, që përtërin, gjallëron dhe pastron organizmin.

KJO TINKTURË ÇUDIBËRËSE NGA TIBETI SHËRON

• arterosklerozën, • hipertensionin, • sëmundjet e mushkërive, • artritin dhe reumatizmin, • çrregullimet në dëgjim dhe shikim, • impotencën, • mungesën e oreksit, • gastritin, • të thatin në lukth dhe hemorroidet, • pastron trupin nga yndyrat, • përmirëson metabolizmin, • shkrin droçkat në gjak, • rregullon peshën trupore dhe ajo që është më e rëndësishme, • pakëson tumoret e brendshme dhe të jashtme.

RECETA PËR TINKTURË NGA HUDHRA - PËRBËRËSIT

• 350 gramë hudhra; • 220-250 gramë vaj etil të gatimit, 90 për qind; • 3-4 speca djegës.

PËRGATITJA

Gjatë përgatitjes përdoren enë dhe lugë prej druri, porcelani apo qelqi. E imtësoni hudhrën dhe specat djegës, i vendosni në kavanozin prej qelqit dhe mbuloni me vajin për gatim. E mbyllni mirë kavanozin dhe e lini të qëndrojë për dhjetë ditë. Për çdo ditë e përzieni dhe e përcillni si merr ngjyrën e gjelbër. Pas dhjetë ditëve e kulloni dhe e lini edhe për tri ditë të tjera në frigorifer, e më pas mund të filloni me përdorim. Kura me tinkturën me hudhra mund të përsëritet pas 2-5 vjet. Në ditët e para ka gjasa të ndjeni dhimbje si pasojë e pastrimit të organizmit, si marramendje, dhimbje koke, të kruara, apo dhimbje në lukth. Nëse simptomat nuk ndalojnë pas 2-3 ditë, ndërprisni shërimin.

(Kosaova Sot Online)