A mund të jetë peshku antidepresanti natyral?

  • A.P /
  • 16 korrik 2020 - 08:07
A mund të jetë peshku antidepresanti natyral?

Njerëzit që hanë sasi të madhe të peshkut duket të jenë më pak nën depresion, tregon studimi i fundit. Njerëzit që kishin ushqimin e pasur me peshk rreziku i tyre për të vuajtur nga depresioni ishte për 20 për qind më i ulët derisa femrat ishin për 16 për qind më pak të rrezikuara. Studiuesit sugjerojnë që aminoacidet omega-3, që janë të pranishme në peshk, mund ta ndryshojnë strukturën e membranave në tru.

Po ashtu, ato mund ta modifikojnë aktivitetin e neurotransmetuesve, dopaminën dhe serotoninën, për të cilat mendohet se janë të përfshira në depresion. Proteinat cilësore, vitaminat dhe mineralet e gjetura në mishin e peshkut po ashtu mund t'ju mbrojnë nga sëmundjet. Sido që të jetë, studiuesit kanë theksuar se studimet të tjera duhet të bëhen në këtë drejtim. Depresioni ndikon përafërsisht te 350 milionë njerëz dhe parashikohet që deri në vitin 2020 të jetë shkaktari numër dy i sëmundjeve. Ushqimi luan rol të rëndësishëm për t'u prekur nga depresioni, e sipas ekspertëve, për të shmangur këtë gjendje duhet më shumë të hani fruta, perime, peshk dhe drithëra. 


(Kosova Sot Online)