Pini këtë çaj dhe mëlçia juaj do të pastrohet nga infeksionet

  • G.G /
  • 15 korrik 2020 - 14:21
Pini këtë çaj dhe mëlçia juaj do të pastrohet nga infeksionet

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm në trupin e njeriut. Ajo luan shumë role thelbësore në organizëm si pastrimi i gjakut, luftimi i infeksioneve të ndryshme dhe tretja.

Mëlçia është organi i vetëm në trup që rregullon veten në rast dëmtimi, por ajo ka nevojë të pastrohet rregullisht. Në këtë artikull do të mësoni disa receta të thjeshta për pije të shëndetshme që do t’ju ndihmojnë të pastroni mëlçinë.

Çaji I Lëkurave Të Limonit
Lëkurat e limonit janë të pasura me vitaminë C dhe shumë antioksidantë. Për këtë çaj ju nevojitet: lëkurat e një limoni, 250 ml ujë dhe një lugë gjelle me mjaltë. Pastroni mirë me ujë dhe pak sodë buke lëkurat e limonit. Ziejeni ujin dhe më pas hidhni brenda lëkurat e limonit.

Mbulojeni çajnikun me kapak, hiqeni nga zjarri dhe lëreni lëkurën të çlirojë substancat mirëbërëse për 10 minuta. Kullojeni dhe ëmbëlsojeni çajin me mjaltë. Ky çaj duhet pirë 30 minuta përpara gjumit dhe çdo ditë për tre javë me rradhë.

(Kosova Sot Online)