Prej vetëm dy përbërësve, përgatiteni recetën 6000 vjet të vjetër

  • E.K /
  • 16 July 2020 - 15:10
Prej vetëm dy përbërësve, përgatiteni recetën 6000 vjet të vjetër

Akeni dëgjuar për pastelin? Kjo recetë daton që para 6.000 viteve dhe përmendet në Greqinë antike dhe Lindjen e afërt. Disa të tjerë e quajnë edhe Kafjalli Grek. Bëhet fjalë për recetën më të shijshme që e keni provuar ndonjëherë e që njëkohësisht ka efekte shëruese. Të nisemi me radhë: Në Iliadën e Homerit, ky ilaç ju jepej ushtarëve para se të shkonin në betejë, për ta ruajtur energjinë dhe forcën. Kjo recetë përmendet edhe në recetat e vjetra në Egjipt, që ishte përdorur nga femrat për të stimuluar gjëndrat hormonale. Çfarë është në fakt Pasteli? Bëhet fjalë për përzierjen e dy artikujve të shëndetshëm, mjaltin dhe susamin.

VETITË SHËRUESE TË PASTELIT

Kombinimi i këtyre dy artikujve përbëhet prej: zinkut, hekurit, fibrave, magnezit, kalciumit, bakrit dhe shumë vitamina, sidomos ato të grupit B,përkatësisht të gjithë përbërësit për një funksionim të shëndetshëm të organizmit. Sipas studimeve, kombinimi krijon një sinergji që ndikon në rregullimin e yndyrave në gjak, sidomos kolesterolin. Ndikon mirë edhe në rregullimin e të rrahurave të zemrës, shtypjen e lartë të gjakut dhe qarkullimin e tij. Ju dhuron energjinë dhe forcën e mjaftueshme për punë të rëndë fizike dhe psikike. Hulumtimet tregojnë se përdorimi i rregullit i ilaçit largon lodhjen kronike, nervozizmin dhe depresionin.

PËRBËRËSIT PËR RECETËN

- 300 g tahini (pastë nga susami i bluar i pastër); - 300 g mjaltë natyral.

PËRGATITJA

Përzieni dy përbërësit në enë. Para vënies enën mund ta lyeni me tahini. Gjatë përzierjes mund të shtoni edhe pak arra të bluara, fëstëk apo lajthi. Mund të formoni toptha apo ndonjë formë tjetër sipas dëshirës. Topthat i vendosni në farat e susamit, e më pas i vendosni në frigorifer. Mund të konsumoni 2-3 toptha në ditë.

(Kosova Sot Online)