Eliksiri që shëron të gjitha sëmundjet e lëkurës

  • E.K /
  • 17 July 2020 - 14:53
Eliksiri që shëron të gjitha sëmundjet e lëkurës

Në kohën e sotme shumë njerëz janë të prekur nga probleme të ndryshme të lëkurës, të cilat ndryshojnë prej ekzemave të lehta deri te problemet e rënda, që shkaktojnë probleme të mëdha psikike dhe izolim nga shoqëria. Disa prej shkaktarëve kryesorë të sëmundjeve të zemrës mund të jenë stresi, emocionet e shtypura, ndotja e mjedisit, hormonet, ushqimet e caktuara etj. Problemet e tilla të lëkurës mes të tjerash mund të reduktohen dhe eliminohen me kombinimin e shmangies së stresit, ushtrimeve fizike, të ushqyerit e duhur, suplementeve, kozmetikës shëruese, bimëve etj. Thuhet se në natyrë ekziston një ilaç bimor për secilën sëmundje, e duke pasur parasysh numrin e llojeve të bimëve një gjë e tillë është e mundur, vetëm duhet gjetur kombinimin e duhur.

Gjatë përvojës së gjatë të mjekëve popullorë janë zbuluar receta unike të cilat janë dëshmuar shumë efikase në trajtimin e sëmundjeve si ekzema, aknet, dermatiti, ënjtjet, alergjitë e lëkurëz, psoriaza dhe sëmundje të tjera që prekin lëkurën. Kjo është njëra ndër recetat më efikase, e mund të pihet në rast të cilësdo sëmundje të lëkurës: I përzini në pjesë të barabarta gjethet e arrës, lëvoren e bungut dhe shelgut, hithrave dhe kumakut. I merrni 3 lugë të vogla të përzierjes dhe ua qitni 7 decilitra ujë të valë. E mbuloni dhe pas 30 minutave e filtroni. Duhet ta pini 3 herë në ditë gjysmë ore para shujtës. Për rezultate të mira duhet të jeni të rregullt dhe këmbëngulës në pirjen e këtij eliksiri. Të gjithë përbërësit mund t'i mblidhni vetë, t'i blini në barnatore, tregje dhe dyqane të ushqimit të shëndetshëm

(Kosova Sot Online)