Humbni kilet e tepërta duke ngrënë!

  • E.K /
  • 17 July 2020 - 15:13
Humbni kilet e tepërta duke ngrënë!

Bananja, kjo bimë fantastike, përmban tri lloje të sheqernave: fruktozë, sakarozë dhe glukozë, por edhe fibra, ku ky kombinim bën që ngopja të zgjasë më shumë Nëse edhe ju jeni adhurues i bananeve, atëherë kjo dietë do të jetë më se e mirëseardhur për ju. Ajo që është më e mira e kësaj diete, është se nuk do të ndiheni të uritur. Për një javë mund të humbni deri në 5 kg, por para se ta filloni këtë dietë, konsultohuni me mjekun tuaj.

KAFJALLI

Hajeni vetëm një banane. Nëse keni uri edhe pas 15 minutave, atëherë hajeni edhe një banane tjetër. Për kafjall nuk duhet që të hani pemë tjetër, por nëse mendoni se vetëm bananet nuk do t'ju mjaftojnë, atëherë mund të hani 2-3 lugë oriz të zier. Hani vetëm banane të pjekura mirë.

DREKA DHE DARKA

Darkoni më së voni deri në orën tetë në mbrëmje edhe pse ideale do të ishte që të darkoni në orën 6 në mbrëmje. Sa iu përket gjësendeve ushqimore për drekë dhe darkë, nuk jeni të kufizuar dhe mund të hani atë që hani zakonisht. Por, mundohuni që t'i zvogëloni shujtat, si dhe evitoni ëmbëlsirat. Po ashtu, nuk do të ishte keq që t'i evitoni karbohidratet, bukën e bardhë, orizin e bardhë, sheqerin dhe miellin e bardhë.

VETËM UJË

Gjatë dietës, lëngu i vetëm që ju lejohet është uji, mineral, apo i rëndomtë. Mundohuni që uji të cilin e kombinoni, të jetë i temperaturës së dhomës. Kur të pini ujë, pijeni në sasi të vogla. gjatë ditës mund ta pini një kafe, çaj, apo lëng të saposhtrydhur.

ZAMRA

Rreth orës tre pas dite mund t'i hani dy katrorë të çokollatës së zezë, apo ndonjë ëmbëlsirë me pak kalori. Petullat, çipsi, akulloret dhe ushqimet e ngjashme nuk lejohen. Natyrisht, do të ishte mirë sikur për zamër ta hani një pemë, por nëse nuk mund t'u rezistoni ëmbëlsirave, atëherë mund t'i hani edhe ato.

MË HERËT NË SHTRAT

Mundohuni që të bini në gjumë më së largu deri në mesnatë.

USHTRONI NËSE DONI

Gjatë kësaj diete nuk janë të domosdoshme ushtrimet, por nëse doni të ushtroni, atëherë edhe më mirë. Por, mundohuni që sa më shumë të ecni.

MBANI DITAR

Mbani ditar rreth asaj se si ndiheni dhe çka keni ngrënë gjatë ditës. Po ashtu, në internet mund të gjeni shumë forume dhe të këmbeni mendime me të tjerët që janë në regjimin e njëjtë të ushqimit.

(Kosova Sot Online)