Ushqimi që ju mbush me energji, e nuk ju trashë

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 11:08
Ushqimi që ju mbush me energji, e nuk ju trashë

Leblebitë janë të pasura me vitamina, sidomos ato të kompleksit B, si dhe minerale, përfshirë kalcium, magnez, hekur, zink, selino dhe fibra të tretshme. Në 100 gr leblebi gjenden 360 kalori, prej tyre 19 për qind proteina, 6 për qind yndyra, 60 për qind karbohidrate, 17 gr fibra dietale dhe 10,7 gr sheqer.

SHËNDETI

Falë fibrave, pasi t'i keni konsumuar, më gjatë do të jeni të ngopur. Ndikon mirë në kolesterol dhe problemet me diabet, pasi që rregullon sheqerin në gjak. Po ashtu ka ndikim të mirë në zemër.

HUMBJA NË PESHË

Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i fibrave ndihmon në kujdesin ndaj peshës trupore dhe lufton kilogramët shtesë. Në ¾ e gotës me leblebi, gjenden rreth 8 gr fibra, që ndikojnë në humbjen në peshë.

LEBLEBITË SHE SPECAT E KUQ PËR MË SHUMË ENERGJI

Çdo e pesta femër vuan nga niveli i ultë i hekurit. Konsumimi i ushqimit të pasur me hekur nuk duron gjatë nëse organizmi nuk është në gjendje ta tretë ata ushqim. Në mënyrë që këtë efekt ta forconi, pos leblebive konsumoni edhe speca të kuq

(Kosova Sot Online)