Kur jeni të uritur si ujk, kurrsesi mos i hani këto

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 11:12
Kur jeni të uritur si ujk, kurrsesi mos i hani këto

Në momentet kur jeni shumë të uritur, nuk është mirë të hani gjithçka që ju arrin dora. Ju paraqesim disa prej ushqimeve, që nuk bën të jenë në radhë të parë për lukth të zbrazët.

SHMANGNI MOLLËT DHE DARDHAT

Nëse stomaku juaj "këndon" pasi që keni kapërcyer shujtën, atëherë kini durim. Ajo që nuk duhet të hani në raste të tilla është ushqimi pikant dhe i erëzuar, sepse ashtu e irritoni traktin digjestiv. Nëse mendoni se urinë do ta mposhtni me pemë, mashtroheni keq. Për më shumë, nëse hani mollë apo dardhë në lukth të thatë, do ta përkeqësoni gjendjen, sepse më shumë do ta ndjeni urinë.

uqh

USHQIMET E GRIMCUARA

Nëse jeni "të uritur si ujk", shqimet e grimcuara nuk ju ndihmojnë dot. Prandaj, mos blini keksë apo çips. Më mirë ta hani një sandviç to vogël.

KAFE, AS MENDJA MOS T'JU SHKOJË

Kafeja në lukth të zbrazët apo ndonjë agrume, do ta bombardojnë lukthin. Shkaktojnë acide në lukth, duke shtruar rrugën për formimin e të thatit.

(Kosova Sot Online)