Studimi i fundit, koronavirusi mund të transmetohet s*ksualisht dhe të shkaktojë infertilitet tek meshkujt

  • G.G /
  • 20 July 2020 - 15:09
Studimi i fundit, koronavirusi mund të transmetohet s*ksualisht dhe të shkaktojë infertilitet tek meshkujt

Sipas një studimi të ri, COVID-19 jo vetëm që mund t’iu largojë shqisën e nuhatjes dhe shijimit, por gjithashtu mund të shkaktojë infertilitet tek meshkujt dhe të transmetohet seksualisht.

Në studimin e botuar në revistën Jama, nga Shoqata Mjekësore Amerikane, u gjet prania e COVID-19 në 15% të mostrave të mbledhura të spermës.

“Duhet të theksohet që spermatozoidët kanë një aftësi të demonstrueshme për të transmetuar infeksione virale nga meshkujt tek traktet riprodhuese të femrave, siç ndodh gjatë transmetimit seksual të Zikas,”- tha studiuesi Dr. John Aitken.

Studimi gjithashtu zbuloi se COVID-19 në spermën e njeriut çon në krijimin e angiotensinës II, një hormon që rregullon funksionimin e veshkave dhe presionin e gjakut.

“Nivelet e rritura të këtij hormoni shkaktojnë një përgjigje imunitare kundër grimcave të virusit Covid-19 që rrisin mundësinë e specieve reaktive të oksigjenit që shkaktojnë vdekjen e qelizave… ekspozimi i zgjatur ndaj niveleve të larta të angiotensinës II, mund të çojë në vdekjen e qelizave në spermë,”- shtoi Aitken.

Sipas studimit kjo mund të rezultojë në humbje të pjellorisë mashkullore.

(Kosova Sot Online)