Ushqimet, që duhet t'i hani nëse jeni më të vjetër se 50-vjeçarë

  • E.K /
  • 20 July 2020 - 15:10
Ushqimet, që duhet t'i hani nëse jeni më të vjetër se 50-vjeçarë

BISHTAJORET

Hulumtimet kanë treguar se një porcion në ditë me bishtajore (3/4 e gotës) mund të ndihmojnë në rregullimin e kolesterolit të keq. Ekspertët kanë vërtetuar se bishtajoret po ashtu ndihmojnë diabetikët në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak. Është e lehtë t'i kyçni në ushqim, pasi që përgatiten në disa mënyra dhe kombinohen pothuajse me të gjitha llojet tjera të ushqimeve.

FLLUSKAT

Rreziku për të pësuar sulm në zemër, në mënyrë dramatike zvogëlohet në për çdo ditë konsumoni flluska. Flluskat janë burim i fibrave të tretshme, e vetëm një gotë e gjysmë me flluska është e mjaftueshme që niveli i përgjithshëm i kolesterolit të zvogëlohet prej 5 deri në 10 për qind. Personat që për çdo ditë hanë flluska, po ashtu janë më pak të rrezikuar nga vdekja e befasishme.

MOLLËT

Mollët, në krahasim me disa lloje të tjera të pemëve, janë shumë të pranishme. Një mollë e madhësisë mesatare përmban rreth pesë gramë fibra, e sipas studimeve, një mollë në ditë mjafton në ruajtjen e një peshe të shëndetshme trupore, pastaj parandalon sëmundjet në sistemin kardiovaskular të njeriut, parandalon sëmundjet e zemrës si dhe të diabetit, tipi 2.

FRUTAT ME LËVORE TË FORTË

Nëse secilën herë, në vend të ushqimeve të grimcuara hani arra, lajthi, badem, në masë të madhe do ta përmirësoni organizmin dhe shëndetin. Hulumtimet tregojnë se frutat me lëvore të fortë në masë të madhe e ulin rrezikun nga sulmi në zemër dhe ai në tru. Po ashtu, mund ta zvogëlojë rrezikun nga vdekja si pasojë e sëmundjeve të zemrës, për 28 për qind.

FRUTAT E MALIT

F rutat e malit, si dredhëzat dhe boronicat, janë burim i shkëlqyeshëm për fitokemikate, që ndihmojnë në shëndetin e trurit. Frutat e malit janë burim i shkëlqyeshëm për fibra dhe vitamina të ndryshme. Frutat e freskët të mali mund t'i shtoni edhe në jogurt, flluska. JOGURTI Konsumimi adekuat i proteinave është kyç për mbajtjen shëndetshëm të përqindjes së masës muskulore. Jogurti është burim i shkëlqyeshëm për proteina dhe kalcium. Shtoni konsumimin e jogurtit nëse jeni më të vjetër se 50 vjeç. Për ta pakësuar konsumimin e sheqerit, shtoni konsumimin e jogurtit.

(Kosova Sot Online)