Nutricistja nga hollivudi zbulon recetën e famshme, që e kanë provuar të famshmit

  • E.K /
  • 21 July 2020 - 15:14
Nutricistja nga hollivudi zbulon recetën e famshme, që e kanë provuar të famshmit

Nutricistja e preferuar nga Hollivudi, Kimberly Snyder, ka zbuluar se si klientët e saj yje arrijnë linjën vitale, lëkur me shkëlqim dhe flokë me volum, duke përzgjedhur disa ushqime të caktuara. Kimberly Snyder ka këshilluar shumë yje të njohura si Drew Barrymore dhe Dite von Teese. Këshillat përfshijnë konsumimin e bananeve për heqjen e qeskave nën sy dhe konsumimin e ujit të kokosit kundër periudhës pas dehjes. Të gjitha recetat e saj janë pa gluten dhe prodhime të qumështit.

Ajo shpjegon rëndësinë e përbërësve që pastrojnë zorrët dhe i bëjnë njerëzit më të bukur, e slogani i saj është "bukuria nga brenda jashtë". "Shumë klientë vërejnë ndryshimet në lëkurë dhe energji për 3 ditë, kilogramët shkojnë lehtë dhe ajo është më kryesorja dhe nuk kthehen më", thotë Kimberly. Ajo është kundër numërimit të kalorive dhe konsideron se detoksimi është program i gjatë dhe rregullisht duhet të praktikohet për dukjen e rezultateve.

KIMBERLY SNYDER SUGJERON KËTO USHQIME

Ananasi - nxit krijimin e kolagjenit, i cili është esencial për dukje të re. Farat e lirit - si injeksion për aminoacide esenciale. Avokado - është i pasur me vitamina C,E dhe K. Për të gjithë ata që kanë qeska në sy, ju sugjerohet çdo ditë ta hanë nga një banane. Janë të pasura me kalium, i cili rregullon nivelin e lëngjeve nën sy. Klientëve që kanë telashe me aknet, ju sugjerohet jogurti i kokosit, për pastrim të sistemit, uthulla e mollës për shpëlarjen e toksinave dhe qepa për pastrimin e mëlçisë. Për flokë të bujshme sugjerohet gjellë me karota dhe fara të kungullit. Për flokët e vrazhda sugjerohet meli, i cili është i pasur me biotinë dhe spinaqi dhe lakra jeshile, sepse janë të pasur me kalcium.

RECETA PËR FILLIM TË MBARË TË DITËS: "SMOOTHIE" I GJELBËR

Gjëja e parë që Kimberly këshillon klientët e saj është ta fillojnë ditën me këtë "smoothie", për të cilin thotë: "Kjo është një pije e shijshme, që jo vetëm se na dhuron motivim për heqjen e kilogramëve, por edhe e shton energjinë". Provoni edhe ju kafjallin e preferuar të Chaning Tatum, Kerry Washington, Chrisa Hemsworth, Jamesa Ruffal, Amanda Seyfried, Josh Duhammel, Vince Vaughn, Malin Akerman, Haylie Duff, Reese Witherspoon dhe shumë të tjerë.

PËRBËRËSIT

• 1,5 gotë ujë; • 1 kokë sallatë të gjelbër; • 3-4 shkopinj selino; • spinaq; • 1 mollë; • 1 dardhë; • 1 banane; • lëngun e gjysmë limonit. Shpëlani mirë përbërësit, i copëtoni dhe i përzieni në blender. Është shumë e shijshme! Kjo super pije është kafjalli i duhur për të gjithë ata që jetojnë "për ngut", e dëshirojnë që me mëngjes të fitojnë energji dhe dëshirojnë ta rregullojnë linjën.

(Kosova Sot Online)