Ilaçi i vjetër shtëpiak: Përgatiteni vetë bombën kundër viruseve, plot me vitamina, për ta forcuar imunitetin

  • E.K /
  • 22 July 2020 - 14:43
Ilaçi i vjetër shtëpiak: Përgatiteni vetë bombën kundër viruseve, plot me vitamina, për ta forcuar imunitetin

S ezoni i ftohjeve dhe viruseve ngadalë po na afrohet, kështu që është koha ideale, që me kohë ta mbroni, dhe në mënyrë krejt natyrale, të forconi sistemin tuaj imun.

PËRBËRËSIT

- 100 g kajsi të thata - 50 g aroni -100 g fik të thatë - 200 g kumbulla të thata - 1 rrënjë xhenxhefili - 100 ml lëng nga limoni i freskët - 100 g badem - 100 g arra - 50 g lajthi ose fëstëkë - 50 g boronica - 3 lugë mjaltë me propolis - 250 g mjaltë. Të gjithë përbërësit i vendosni në enën prej qelqit, e kumbullat, kajsitë dhe fikun i copëtoni. Lajthitë, bademin dhe arrat i bluani.

I përzieni, shtoni lëngun e limonit, edhe xhenxhefilin që i keni pastruar dhe bluar paraprakisht. Shtoni mjaltin dhe i përzieni. Përzierjen e vendosni në kavanoz dhe e lini të qëndrojë disa ditë para se të filloni ta përdorni. Bombën me vitamina mund t'ua jepni fëmijëve, nga një lugë në mëngjes, ndërsa për të rriturit doza mund të jetë më e madhe.

(Kosova Sot Online)