Përgatiteni vetë likerin me arra, që shëron tiroidet dhe aneminë

  • E.K /
  • 22 July 2020 - 15:03
Përgatiteni vetë likerin me arra, që shëron tiroidet dhe aneminë

P ër shumicën e njerëzve "ndihma e parë" te pengesat në lukth, por edhe kundër anemisë dhe në forcimin e gjakut, vjen përmes arrave. Pra, bëhet fjalë për likerin e përgatitur nga arrat e reja, që ende janë të gjelbra. Arrat që ende nuk janë pjekur, janë pasuri natyrore me vitamina C dhe jod, prandaj që nga kohërat antike janë përdorur për t'u ndihmuar gjëndrave tiroide. Likeri nga arrat është po aq i efektshëm edhe në zbutjen e pengesave në tretje, diarre, urth, fryrje, ngërçe dhe fryrje.

PËRBËRËSIT

12 arra të reja, të papjekura 40 dkg sheqer të vrugtë (ose mjaltë) 4 karafila 1 limon 1 litër raki vendore.

PËRGATITJA

Arrat i pastroni, po ashtu edhe limonin e më pas e ndani në rriska. Arrave dhe limonit ua shtoni sheqerin (mjaltin), karafilat dhe rakinë vendore, dhe i përzieni. Mbyllni kavanozin dhe e mbani për 40 dittë në diell. Pas 40 ditëve, likerin e kulloni dhe e mbani në vend të errët, të ftohtë. Për shërimin e tiroideve, pini 1 gotë liker në ditë, në mëngjes, në lukth të thatë. Te problemet e lukthit dhe anemia, pini 1 gotë në mëngjes dhe një në mbrëmje

(Kosova Sot Online)