"Motor" dieta: hani pak yndyrë e shumë fibra bimore

  • E.K /
  • 22 July 2020 - 15:09

E mërtimi i pazakonshëm i dietës "engine 2", në përkthim "motor 2", zbulon mënyrën e të ushqyerit me pak yndyrë dhe të pasur me ushqim që për bazë kanë bimët. Autori i saj Rip Eselstyn konsideron se me ndihmën e planit të tij shtohet indi muskulor, humbin kilogramët shtesë, forcohet mendja dhe shtohet energjia.

Principi i dietës është që së pari, për 28 ditë, nëpër javë, gradualisht të hidhen disa ushqime nga ushqimi. Në javën e parë duhet hequr qafe qumështin dhe prodhimet e tij, java e dytë është e rezervuar për ushqimet me prejardhje nga kafshët, përfshirë vezët dhe peshkun. Në javën e tretë hiqet vaji bimor, derisa në të katërtën vetëm duhet përmbajtur programit.

Kur të kalojë ky cikël prej katër javësh, ushqimi bazohet në pemë, perime, drithëra, pemë me lëvozhgë të fortë dhe fara që merren sipas dëshirës në sasi. Ushtrimet janë pjesë e rëndësishme e dietës "motor", kështu që autori i dietës, 20 deri 40 minuta, tri herë në javë ju sugjeron të ecni, vraponi. Notoni. Dieta kërkon edhe marrjen e vitaminave B 12 përmes ushqimit. Plani i kësaj diete është i varfër me yndyra dhe kalori, por i pasur me fibra ushqyese që dhuron ngopjen. Dieta është e varfër me kolesterol dhe yndyra të ngopura, e pasur me vitamina, minerale dhe fitokemikate, kështu që ndikon mirë për zemër dhe enë të gjakut.

PROPOZIMI I MENYSË DITORE

Kafjalli: Flluska me rrush të terur, fara të lirit, arra dhe jogurt nga soja, banane, kivi. Zamra: Pite me mollë. Dreka: Picë me perime nga mielli integral (speca, brokol, kërpudha, qepë). Darka: Sandviç nga pjekurinat dhe spinaq, sallatë të gjelbër, domate.

(Kosova Sot Online)