Një shprehi më e shëndetshme sesa kafja e mëngjesit

  • E.K /
  • 24 July 2020 - 11:11
Një shprehi më e shëndetshme sesa kafja e mëngjesit

Akeni menduar që ta zëvendësoni kafen tuaj të mëngjesit me diçka më të shëndetshme? Më të mirë? Që në të njëjtën kohë ju zgjon? Nutricionistët preferojnë që në mëngjes, në të esëll, ta pini një gotë të ujit të nxehtë me limon. Kjo shprehi është e mirë për shkrirjen e kileve të tepërta, për hidratim dhe tretje më të mirë. Këtë lëng mund ta konsumoni në disa mënyra. Mjafton që ta përzieni lëngun e gjysmës së limonit dhe një filxhan ujë ujit të nxehtë. Sipas dëshirës, kësaj pije mund t'i shtoni pak kanellë apo xhenxhefil pluhur.

Limoni mund ta mbajë freskinë deri në 10 ditë në temperaturë të dhomës, e mund t'i mbani edhe në frigorifer. Me këtë pije, në vend të kafes së mëngjesit, e stimuloni sistemin e organeve të tretjes dhe i ndihmoni organizmit që ta tretë më lehtë ushqimin. Limoni iu ndihmon edhe në largimin e substancave helmuese nga organizmi, por është i mirë edhe për mëlçi dhe veshka. Ka shumë arsye për praktikimin e kësaj shprehie të shëndetshme, por pyetja që shtrohet është se, a jeni të gatshëm që të hiqni dorë nga kafja juaj e preferuar e mëngjesit.

(Kosova Sot Online)