Çaji nga qepa, karafili dhe trumza, efikas kundër gripit

  • E.K /
  • 24 July 2020 - 11:14
Çaji nga qepa, karafili dhe trumza, efikas kundër gripit

Një preparat i vjetër dhe i dëshmuar që është efikas kundër ftohjes dhe gripit, është edhe çaji i ngrohtë i përgatitur nga qepa, karafili dhe trumza, i ëmbëlsuar me sheqer të vrugtë.

PËRBËRËSIT

- 1 lugë qepë - ½ lugë trumzë - 2-3 karafila - 3 dl ujë - 1 lugë sheqer të vrugtë.

PËRGATITJA

 Qepën dhe karafilat e imtësuar i mbuloni me ujë të ftohtë, i vloni dhe i zieni për një kohë të shkurtër. Shtojeni trumzën e imtësuar e të thatë dhe lëreni enën që të qëndrojë e mbuluar për 10 minuta. Më pas tretësirën e kulloni, i shtoni sheqer të vrugët dhe e konsumoni 2-4 herë në ditë.

(Kosova Sot Online)