Inflamacioni dhe gjakderdhja e mishit të dhëmbëve

  • E.K /
  • 24 July 2020 - 11:17
Inflamacioni dhe gjakderdhja e mishit të dhëmbëve

Lëngu i freskët i manxuranës, mendrës dhe sherbelës, i përzier në alkool, forcon mishin e dhëmbëve dhe ndihmon kundër inflamacionit dhe gjakderdhjes së mishit të dhëmbëve.

PËRBËRËSIT

- 0,3 dl lëng të manxuranës; - 0,3 dl lëng të mendrës; - 0,3 dl lëng të sherbelës - 1 dl të alkoolit 70%

PËRGATITJA

Bluani gjethet e freskëta të manxuranës, mendrës dhe sherbelës, kullojeni lëngun e tyre dhe përziejeni atë me alkool. Te inflamacioni dhe gjakderdhja e mishit të dhëmbëve, disa herë në ditë, fërkojeni mishin e dhëmbëve butësisht me këtë tretësirë.

(Kosova Sot Online)