Si ndikojnë në organizëm llojet e ndryshme të qepës?

  • E.K /
  • 25 July 2020 - 10:04
Si ndikojnë në organizëm llojet e ndryshme të qepës?

QEPA E RE

Qepa e re është e pasur me vitamina C dhe K, që janë të domosdoshme për zhvillim normal të eshtrave. Vitamina C ndihmon në sintezën e kolagjenit, që i bën eshtrat më të fortë, derisa vitamina K luan rol të rëndësishëm në mbajtjen e dendësisë së tyre. Përveç tyre, në qepë të re mund të gjendet edhe vitamina A, e cila është e nevojshme për mirëmbajtjen e shikimit normal dhe ruajtjen e shëndetit të syve. Përfshirja e qepës së re në dietë mbron organizmin edhe nga kanceri.

QEPA E KUQE

Qepa e kuqe është përgjegjëse për shëndetin kardiovaskular, por edhe e rëndësishme në parandalimin e kancerit. Ekstrakti i qepës së kuqe, i pasur me sulfide të shumta, parandalon rritjen dhe zhvillimin e qelizave të tumorit. Qepa e kuqe është gjithashtu një mjet natyral antibakterial. Me konsumimin e ushqimeve të pasura me qepë të kuqe, mund të përforcohet imuniteti, që do të thotë se organizmi bëhet më rezistues ndaj infektimeve bakteriale.

QEPA E BARDHË

Qepa e bardhë është burim i kromit, mineralit që u ndihmon qelizave të indeve, që në mënyrë të duhur të reagojnë ndaj nivelit të insulinës në gjak. Gjatë atij procesi qepa e bardhë e rregullon veprimin e insulinës dhe kontrollon nivelin e sheqerit te personat e sëmurë nga diabeti.

(Kosova Sot Online)