Tri arsye pse dushi me ujë të ftohtë është i mirë për shëndet

  • E.K /
  • 25 July 2020 - 10:40
Tri arsye pse dushi me ujë të ftohtë është i mirë për shëndet

Ndoshta nuk e pëlqejnë të gjithë, e shumica prej nesh e preferojnë ujin e ngrohtë, por në vijim ju paraqesim disa arsye pse uji i ftohtë është i shëndetshëm.

SHTON KUJDESIN

Pa marrë parasysh nëse përcaktoheni për dush me ujë të ftohtë natën apo në mëngjes, shoku që ndjeni do t'ju sigurojë frymëmarrje të thellë, ndihmon ngrohjen e trupit dhe ndikon në depërtimin e oksigjenit në organizëm.

PËRMIRËSON DUKJEN E FLOKËVE DHE LËKURËS

Kur flokët dhe lëkura janë në pyetje, një nga mënyra më të lehta t'i mbani të bukura është uji i ftohtë. Derisa uji i ngrohtë e than lëkurën, uji i ftohtë e bën ideale për hapjen e poreve, duke mos lejuar që papastërtitë të depërtojnë brenda.

PËRMIRËSON QARKULLIMIN E GJAKUT DHE SISTEMIN IMUN

Uji i ftohtë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe me vetë këtë, përmirëson punën dhe funksionimin e mbarë organizmit. Një dush me ujë të ftohtë ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut dhe ndihmon në hapjen e arterieve.

(Kosova Sot Online)