6 ushqimet që ju shërojnë, kur ndiheni të lodhur

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 10:46
6 ushqimet që ju shërojnë, kur ndiheni të lodhur

Lodhjet, plogështimi,është një ndjenjë e përgjithshme për ta përshkruar ndjenjën e të qenit i lodhur dhe i dobët.Po ashtu ndërlidhet me lodhjen mendore.Para se të përcaktoheni për ilaçe,ju dhurojmë gjashtë ilaçet natyrale për ta luftuar këtë gjendje.

BANANET

Bananet përmbajnë sasi të mirë me kalium, që i nevojitet trupit për ta shndërruar sheqerin në energji. Po ashtu, bananet janë të pasura me nutriente, si vitamina B, C, aminoacide omega-3, omega-6, fibra dhe karbohidrate, që ndihmojnë në mposhtjen e lodhjes, dehidrimin dhe simptomat e tjera të lodhjes. Hani 1 deri 2 banane në ditë.

ÇAJI I GJELBËR

Një filxhan me çaj të gjelbër mund ta luftojë lodhjen, sidomos stresin dhe lodhjet, që ndërlidhen me punën. Çaji i gjelbër përmban polifenole, që ndihmojnë në reduktimin e stresit, shtojnë energjinë dhe përmirësojnë përqendrimin mendor. Për një filxhan çaj të gjelbër, shtoni 1 lugë gjethe të çajit të gjelbër në gotën me ujë të ngrohtë për 5 minuta, e përzieni, shtoni mjaltë dhe e pini 2-3 herë në ditë.

FARAT E KUNGULLIT

Farat e kungullit janë zamër ideale për të luftuar lodhjet. Janë të mbushura me proteina të cilësisë së lartë, aminoacide të shëndetshme omega 3, vitamina B1, B2, B5 dhe B6, e po ashtu edhe minerale, si: mangan, magnez, fosfor, hekur dhe bakër. Të gjitha këto nutriente punojnë së bashku për ta forcuar sistemin tuaj imun, që do t'ju ofrojë energji dhe luftojnë simptomat e lodhjes.

BOLLGURI

Ushqim i përsosur për të luftuar lodhjen është bollguri. Është i pasur me karbohidrate cilësore, ofron energji për trurin tuaj dhe muskujt. Plus, përmban shumë nutriente të rëndësishme, si: proteina, fosfor dhe vitamina B1, që shtojnë nivelin e energjisë. Bollguri po ashtu shihet si një superushqim për shëndetin dhe sistemin e tretjes, pasi që është i pasur me fibra. Një tas me bollgur është kafjalli më i mirë për ju.

JOGURTI

Sasia e mjaftueshme me proteina, karbohidrate dhe probiotikë të shëndetshëm për zorrët mund të luftojnë lodhjen. Probiotikët në jogurt po ashtu mund të lehtësojnë simptomat e sindromës së lodhjes kronike. Po ashtu luajnë rol kyç në përmirësimin e traktit tuaj digjestiv. Konsumoni së paku 1 jogurt në ditë.

SHALQIRI

Nëse ndiheni të lodhur në një ditë të ngrohtë, apo pas ushtrimeve fizike, energjinë mund ta riktheni me një sasi të shalqirit. Shalqiri është i pasur me ujë dhe elektrolite që ju mbrojnë prej dehidrimit dhe ju mbajnë aktiv, duke luftuar simptomat e lodhjes. Plus, është i pasur me nutriente, që luftojnë lodhjen, si vitamina C, likopen, betakarotinë dhe hekur.

(Kosova Sot Online)