Ilaçet e gjyshes kanë zgjidhje për çdo sëmundje

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 12:19
Ilaçet e gjyshes kanë zgjidhje për çdo sëmundje

Nëse ju dhëmb koka apo barku, mos vraponi përnjëherë te mjeku apo në barnatore, por kërkoni ilaçet natyrale që i kanë përdorur edhe gjyshet tona.

PËR TRETJE MË TË MIRË - LËNG NGA GJETHET E DELLIT

Dhimbjet në abdomen shpeshherë shfaqen gjatë infeksionit të lukthit dhe zorrëve. Për zbutjen e dhimbjeve përdorni gjysmë kilogramë gjethe të freskëta, gjethe të dellit, i copëtoni imët dhe i hidhni në blender. Lëngun e përzieni me mjaltë dhe e merrni tri herë në ditë nga një lugë. Nëse lëngun nga kjo bimë, pa mjaltë, e përdorni si kompresë, do të hiqni qafe edhe dhimbjet e kokës.

PEZMATIMI I FYTIT - SHERBELË ME MJALTËS

hkaku i ftohjes virusale, mundimit të fytit duke bërtitur apo shkaku i ajrit të thatë, fyti pezmatohet. Për ta shëruar ju ndihmon një lugë gjethe të thata të sherbelës, duke i përzier me një gotë ujë të vluar, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë për pesë minuta. Shtoni edhe një lugë mjaltë dhe shpëlani fytin katër deri pesë herë në ditë.

DIARREJA - MOLLË TË ZIER

Diarreja shfaqet kur organizmi provon të heqë qafe bakteret, viruset dhe lloje të ndryshme të aditivëve nga ushqimi që kanë depërtuar në organet e tretjes. Në situata të tilla duhet qetësuar stomakun dhe ta ripërtërini florën e zorrës. Ju ndihmon një mollë e qëruar, e ndani në rriska dhe e zieni disa minuta derisa të zbutet. Hani një mollë të tillë në ditë.

INFEKSIONI I FSHIKËZËS - LËNGU NGA BORONICAT

Ky problem shëndetësor shfaqet si në verë po ashtu edhe në dimër. Infeksionin e shkaktojnë bakteret, e njihet me presion në fshikëz, dhimbje ose të djegura gjatë urinimit. Pini për çdo ditë tri gota lëng të boronicave. Po ashtu, pini edhe dy litra e gjysmë ujë, pasi më shpejt i hidhni bakteret.

DHIMBJET E KOKËS

HUDHRA

Dhimbjet e kokës shfaqen për shumë arsye, e më të shpeshtat janë lodhja, pagjumësia, stresi, problemi me të parët, shtypja e lartë e gjakut. Në zbutjen e dhimbjeve të kokës ndihmojnë shtypja e disa hudhrave, duke i vendosur në kapakët e syve dhe duke i larguar pas 15 minutave.

(Kosova Sot Online)