Llojet e dhimbjeve, të cilat nuk bën t'i injoroni!

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 10:53
Llojet e dhimbjeve, të cilat nuk bën t'i injoroni!

Edhe pse nganjëherë është në rregull që ta durojmë ndonjë dhimbje, është me rëndësi që ta dini se cila dhimbje është shenjë e ndonjë problemi serioz.

1. DHIMBJET E KOKËS NË MËNGJES

Njerëzit që kanë këtë problem, përveç dhimbjeve në kokë kanë probleme edhe me të vjella, që mund të reduktohen gjatë ditës ose të shpeshtohen nëse kolliteni ose merreni me ushtrime fizike. E tërë kjo mund të jetë shenjë e tumorit primar në tru. Është me rëndësi që të shkoni te mjeku, por edhe të mos bëni panik, sepse ky tumor është shumë i rrallë.

2. DHIMBJET E MËDHA NË BARK

Këto dhimbje mund të jenë shenjë e disa problemeve, duke i përfshirë edhe ulcerat. Nëse dhimbja ju paraqitet në lukth të zbrazët, e reduktohet kur hani ndonjë gjë ose kur keni jashtëqitje të zezë ose villni gjak, shkoni gjithsesi te mjeku.

3. ËNJTJA/DHIMBJA NË NJËRËN KËMBË

Dhimbja që përcillet nga ënjtja e këmbës meriton të ketë vëmendje mjekësore. Ënjtja dhe dhimbja në vetëm njërën këmbë mund të jetë shenjë e mpiksjes së gjakut në atë këmbë.

4. DHIMBJET NË SHPINË GJATË NATËS

Edhe pse dhimbjet në shpinë janë ndër ankesat më të shpeshta të njerëzve, nganjëherë nuk bëhet fjalë për dhimbje që mund të reduktohen me masazh. Bëhet fjalë për dhimbje specifike që mund t'ju zgjojnë nga gjumi i thellë. Nëse këtë dhimbje e përcjellë humbja e peshës dhe ftohjet e shpeshta,

(Kosova Sot Online)